Shefi i diplomacisë italiane për vizitë në vend

Shefi i diplomacisë italiane për vizitë në vend
Plenary session - Election of the President of Parliament - First ballot

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Mucunski, sot do të jetë nikoqir i ministrit të Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Republikës së Italisë, Antonio Tajani.

Siç citohet në kumtesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme, gjatë bisedës pritet të këmbehen mendime për marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet dy vendeve dhe thellimit të bashkëpunimit ekonomik, bashkëpunimit rajonal dhe multilateral, si dhe për të ardhmen e procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe mbështetjes nga Republika e Italisë për vendin tonë.

Do të diskutohet edhe për mundësitë për përforcim shtesë dhe intensifikim të bashkëpunimit sektorial në fusha të ndryshme.

Tajani në Shkup do të udhëtojë nga Mali i Zi, ndërsa vizita e dy vende, siç kumtoi Ambasada italiane në Shkup, është vërtetim i përkushtimit të vazhdueshëm të Italisë për zhvillim, stabilitet dhe aspiratë për integrimin evropian të rajonit në Ballkanin Perëndimor.

“Ballkani Perëndimor është prioritet i politikës sonë të jashtme të cilës i kushtojmë vëmendje të vazhdueshme, gjithashtu edhe në nivel multilateral, duke kryesuar me grupin “Miqtë e Ballkanit Perëndimor”, me të cilin sërish do të takohem në Nju-Jork pas disa ditësh”, ka deklaruar Tajani para vizitës në të dy shtetet, duke shtuar se me misionet dhe forumet e biznesit që mbahen me të gjitha vendet e rajonit hapin rrugë të reja për përforcimin e eksporit dhe investimeve të kompanive italiane.

Përveç takimit me homologun e tij Mucunski, Tajani do të takohet edhe me presidenten Gordana Siljanovska Davkova, kryetarin e Kuvendit Afrim Gashi dhe kryeministrin Hristijan Mickoski.

“Maqedonia e Veriut është një partner kyç në sigurimin e të ardhmes prosperitare dhe stabilitetit për gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor. Punojmë në tejkalimin e çdo pengese të rrugës së Shkupit për inkuadrim drejt BE-së. Ka shumë potencial të madh për përforcim shtesë të marrëdhënieve tona dypalëshe duke filluar nga bashkëpunimi në sektorë strategjik dhe me vlerë të lartë”, ka thënë Tajani, qëndron në kumtesën e Ambasadës italiane.

MARKETING