Mehaj: Kujdes, Serbia, Rusia e Kina përdorin lëvizjet anti-fetare kundër Kosovës
Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka bërë thirrje për kujdes ndaj ndikimeve të huaja në Kosovë dhe rajon, duke theksuar se Rusia dhe Kina nuk kanë për qëllim mirëqenien e shqiptarëve, por ndjekin agjenda të tyre gjeopolitike. “Qeveria e Kosovës duhet të veprojë me vigjilencë dhe maturi ndaj zhvillimeve gjeopolitike në Ballkanin Perëndimor. Serbia, Rusia dhe Kina, përveç politikave zyrtare, po përdorin edhe kanalet e diplomacisë publike dhe ndikimin mbi qytetarët brenda Kosovës, qoftë serbë apo shqiptarë qe jan të shitur, për të shprehur pakënaqësi ndaj pushtetit dhe vendit tonë. Madje, ata po tentojnë të nxisin mosbindje ndaj qeverisë përmes lëvizjeve antifetare”, ka shkruar Mehaj. Ai ka theksuar rëndësinë e ruajtjes së marrëdhënieve të ngushta me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-n, duke i cilësuar si partnerë të qëndrueshëm të Kosovës. Së fundi, ka pasur akuza në adresë të të ashtuquajturës “Lëvizja e Deçanit”, e cila bën thirrje të hapur për braktisjen e fesë islame. Këto thirje cilësohen se çojnë ujë në synimin e kahershëm serb për të nxitur përçarje fetare ndëmjet shqiptarëve.