Georgevski: Po kthehemi në prehrin e Serbisë, prej nga u shkëputëm me shumë mund!
Njëri prej parardhësve të Mickoskit, ish kryeministri Ljubço Georgievski, duket se nuk do të jetë një prej pasuesve të frymës së bashkimit të proklamuar nga kreu aktual i qeverisë. Georgievski, i cili njihet për qëndrimet e tija pro-bullgare, e ka shfrytëzuar urimin për 8 Shtatorin, Ditën e Pavarësisë, për të tërhequr vërejtjen për tendencën e Mickoskit për të forcuar afërsinë me Serbinë. “Për ata që nuk duan të dinë, shkëputja e vendit ishte nga Jugosllavia, konkretisht nga përqafimi i fuqishëm i Serbisë. Tash po e shohim se po kthehemi aty prej nga dolëm me vuajtje”, ka shkruar lideri aktual i partisë VMRO Popullore. /SHENJA/