Erdon Daci firmos kontratë njëvjeçare me Deinze

Erdon Daci firmos kontratë njëvjeçare me Deinze

Erdon Daci është futbollisti i ri i skuadrës së Deinzes, në kampionatin e futbollit të Belgjikës. Sulmuesi 26 vjeçar vendosi të ndryshojë mjedisin, duke lënë skuadrën e Vesterlos dhe duke iu bashkuar skuadrës së Deinze. Për këtë të fundit ka firmosur kontratën njëvjeçare me opsion që të vazhdohet edhe për një vit tjetër.

Mediat belge raportojnë se Deinze, e cila është lidere aktuale në renditjen e Ligës së Dytë të Belgjikë, ka paguar dëmshpërblim në vlerë prej 650 mijë eurosh.

Kujtojmë se Erdon Daci ka regjistruar edhe një paraqitje për ekipin senior të përfaqësueses së Maqedonisë, duke shënuar një gol në këtë ecuri.

MARKETING