Prej të premtes priten rreshje të shiut
Sot pritet të jetë moti i paqëndrueshëm në vendin tonë, ndërsa nga dita e premte do të ketë kushte për stuhi dhe rreshje të shiut, thonë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.
Sipas DPH-së, të premten dhe të shtunën, në vend do të ketë stuhi me rreshje të forta shiu, bubullima, erë të fortë dhe breshër.