BOTA NË FOKUS | Të zhgënjyer prej arabëve – lindi rezistenca palestineze

BOTA NË FOKUS | Të zhgënjyer prej arabëve – lindi rezistenca palestineze

-Me gjithë izolimin diplomatik të Izraelit në Lindjen e Mesme, e pavarësisht anktheve, tensioneve dhe kontradiktave brenda vetë shoqërisë izraelite, shteti i ri ia doli të krijojë një identitet, të ndërtojë një sistem politik, të ketë një fuqi ushtarake efektive që do ta përdorte si kartë të fuqishme jo vetëm në mbrojtjen e kufinjve por edhe në diplomaci për t’ju bërë presion armiqve arabë.

-Por çfarë ndodhi me shoqërinë palestineze? Gjer në disfatën e luftës së 1967-ës, palestinezët jo vetëm kishin shpresuar, por kishin besuar pa mëdyshje se bashkëkombësit arabë të Lindjes së Mesme, do të organizoheshin, bashkoheshin e do ta çlironin Palestinën. Por nuk doli të jetë kështu.

-Vendet arabe, të posa dala nga zgjedha britanike dhe franceze, u përballën disa herë me ushtrinë e shtetit të ri të Izraelit që kishte lindur nga një ideologji skajshmërisht fashiste në Lindjen e Mesme, dhe në të gjitha luftërat kishin pësuar disfata të turpshme.

-Si rezultat i luftës së 1948-ës, gati një milion palestinezë u bënë refugjatë në atdheun e tyre, ndërsa pas luftës gjashtë diutore të 1967-ës, numri i refugjatëve palestinezë u rrit në gati 1.5 milionë që do të përbënte diasporën palestineze e cila megjithatë nga qeveritë arabe i mbyllën nëpër kampe refugjatësh pa u dhënë një mundësi integrimi.

-Ata druheshin nga një organizim politik i palestinezëve që do të provokonte ndonjë sulm izraelit në tokat e tyre. Prandaj, në një farë forme i shtypën refugjatët palestinezë edhe pse dëshironin që ata të çlirohen nga sundimi kolonial sionist.

-Shfaqja e një lëvizje rezistence palestineze të armatosur dhe të organizuar pas vitit 1967 e përtëriu ndjesinë e palestinezëve për veten si një entitet i dalluar kombëtar që meritonte të njëjtën njohje si Izraeli.

-Më 1970 organizatat palestineze nën ombrellën e Organizatës për Çlirimin e Palestinës, e përdorën Jordaninë si territor nga ku do të vepronin kundër Izraelit.

-Por kjo në sytë e mbretit Husein u duk si një tentim për ta hequr nga froni, prandaj ky i fundit e urdhëroi ushtrinë që e shtypi brutalisht lëvizjen palestineze duke vrarë mbi 3 mijë palestinezë gjatë bombardimit të kampit të refugjatëve në atë që njihet si “E Shtuna e Zezë”.

Avdi Bakiju /SHENJA/

MARKETING