(VIDEO) Mickoski: Do të respektoj vendimin e kushtetueses për ligjin e gjuhëve

(VIDEO) Mickoski: Do të respektoj vendimin e kushtetueses për ligjin e gjuhëve

Kjo qeveri do ta respektojë ligjin dhe Kushtetutën, pavarësisht nëse i pëlqejnë ato ose jo, kështu u shpreh sot kryeministri Hristijan Mickoski duke komentuar mbi iniciativën e dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese mbi vlerësimin e kushtetueshmërisë së ligjit për përdorimin e gjuhëve. Ai tha se, vendimi i gjykatës nuk është vendim politik dhe duhet respektuar, pavarësisht nëse i pëlqen koalicionit qeveritar.

Hristijan Mickoski, Kryeministër i RMV-së

“Pyetja është –  nëse Gjykata Kushtetuese e shpall si jokushtetuese, pse ata të cilët e miratuan kanë bërë të jetë jokushtetuese? Kështu që, nëse dikush mendon se mund të shantazhojë stabilitet politike të një qeverie me respektimin e një vendimi të gjykatës, sa do të mos na pëlqejë ajo. Në politikë nuk ka çështje që na pëlqejnë ose nuk na pëlqejnë – ose respektoni ligjin dhe Kushtetutën ose nuk respektoni”.

I pyetur nëse ka mundësi që të përmirësohet ligji, ai nuk dha përgjigje konkrete, por bëri thirrje që fillimisht të pritet vendimi i Kushtetueses.

Hristijan Mickoski, Kryeministër i RMV-së

“Nuk e di pse bëhet ky presion. Unë e kuptoj. I bëj thirrje opinionit të mos i ushtrojmë presion instancave gjyqësore, të mos i bëjmë presion Gjykatës Kushtetuese, të presim që Gjykata Kushtetuese të deklarohet. Ligjet mund të përmirësohen, të miratohen ligje të reja, po në kuadër të Kushtetutës dhe interesit të qytetarëve. Pyetja e vërtetë është pse ata që miratuan ligjin kanë miratuar ligj që potencialisht është jokushtetues.

Kthehuni prapa dhe shifeni mendimin e Komisionit të Venedikut që atëherë dhe do të merrni përgjigjen e kësaj dileme”.

Në anën tjetër, kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami tha se, VLEN është garantues për përdorimin e gjuhës shqipe, ndërsa akuzoi se, struktura në Gjykatë po mundohen të krijojnë situata tensionuese. Gjykata kushtetuese do të shqyrtojë këtë iniciativë në muajin tetor. Ndërkaq, ajo ishte dorëzuar që nga viti 2019. Ndërkaq, me të  kontestohet vëllimi i përdorimit të gjuhës shqipe, në bazë të raportit të Komisionit të Venedikut.

Teuta Buçi /SHENJA/

 

MARKETING