Hakan Fidan përsëri vjen në Shkup! Ja detajet

Hakan Fidan përsëri vjen në Shkup! Ja detajet

Ministri i Punëve të Jashtme të Türkiye, Hakan Fidan, pritet që nesër përsëri të vjen në Shkup. Burime brenda qeveritare që i ka siguruar TV Shenja, thonë që delegacioni turk i kryesuar nga Hakan Fidan, gjatë vizitës së tij dyditore në vendin tonë, pritet që të realizoj takime zyrtare me përfaqësues të lartë shtetëror.

MARKETING

Description of image

Kështu, parashihet që Ministri i Jashtëm Turk, të realizon takim dypalësh me homologun e tij, Timço Mucunski, kryeministrin e vendit, Hristijan Mickoski, kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi dhe përfaqësues të sektorit civil.

Në takimet dypalëshe mes Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Turqisë, po ashtu do të diskutohet thellimi i bashkëpunimeve mes dy shteteve mike, në shumë sfera, si në aspekt politik, ekonomik dhe kulturor, ndërkaq si temë diskutimi në agjendën e Fidanit, përflitet që delegacioni turk me përfaqësues të vendit tonë, do të flasin edhe për fushëveprimin e organizatës FETO në RMV dhe rajon. Se a do të kërkohet mbyllja e shkollave të tyre në Maqedoninë e Veriut, apo përfaqësuesve shtetëror do t’ju dorëzohet lista e emrave që kanë lidhje me këtë organizatë, kjo mbetet të shihet gjatë takimeve bilaterale mes dy vendeve.

Kryediplomati turk, Fidan, pas përfundimit të takimeve zyrtare në vend, sipas paralajmërive tona – do të realizon edhe një vizitë zyrtare në Kosovë./TVSHENJA

MARKETING