(VIDEO) Kreu i Kushtetueses: Do të zgjidhim kaosin juridik që u krijua me ligjin për gjuhët
“Me Ligjin për Gjuhët, politika krijoi një lloj kaosi juridik, i cili rezultoi me kaos politik, mosbesim, dilema. Opinioni tashmë e ka parë Raportin e Komisionit të Venecias. Gjykata Kushtetuese është në lëvizje jo për të qenë e mençur, por për të marrë një vendim të bazuar në kushtetutë-ligjore dhe të arsyetuar. Çfarë mund të vendoset, nuk e di, nuk mund ta di dhe nuk do të komentoj”. Kështu tha kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski, në një intervistë për MIA-n, I pyetur për lëndën e Ligjit të Gjuhëve. Kjo lëndë përbëhet nga 13 nisma nga qytetarë, parti politike, shoqata të ndryshme dhe është themeluar që nga viti 2019.
Kryetari i Kushtetueses theksoi se janë të vetëdijshëm për pasojat e mundshme nëse Gjykata vendos të shfuqizojë ose lërë në fuqi këtë ligj ose të ndërhyjë në dispozita të caktuara.
DARKO KOSTADINOVSKI, KRYETAR I GJYKATËS KUSHTETUESE
“Ajo që është e rëndësishme është që para se të bëni ndonjë koment, të shihni objektivisht argumentet në çdo vendim. Vendimi i Gjykatës duhet të respektohet dhe të pranohet si shprehje e pjekurisë së politikës dhe shoqërisë, vendimi duhet të jetë kornizë udhëzuese për veprimin e ligjvënësit”.
Fakt është, siç thotë ai, se ligji zbatohet dhe krijon probleme në zbatimin e tij dhe nga ky aspekt nga 1 shtatori, me hyrjen në fuqi të ligjit të ri të Gjykatës, me qëllim që të shmangen pasojat e dëmshme për qytetarët, kushtetuesja ka mundësi që me një vendim të mundshëm të nisë procedurën për përcaktimin e afatit në të cilin ligjvënësi duhet të respektojë dhe të heqë çdo dispozitë problematike kushtetuese brenda një periudhe jo më të gjatë se gjashtë muaj.
I pyetur nëse Gjykata do të arrijë të balancojë siç duhet pa i prishur marrëdhëniet politiko-etnike në vend si dhe sfidat e mundshme të sigurisë, Kostadinovski sqaron se Gjykata Kushtetuese mban barrën më të madhe për të vendosur për çdo çështje të ndijshme.
Kreu I Kushtetueses mendon se vendimet e Gjykatës nuk duhet të shihen si kërcënim ndaj dikujt apo diçkaje, as si vendime që rrisin apo pakësojnë të drejtat e dikujt, por duhet të pranohen dhe të jenë një udhëzues, një kornizë për të vepruar në përputhje me gjetjet e Gjykatës për të gjithë autoritetet e tjera, legjislative, ekzekutive, gjyqësore, monetare ose lokale.
/SHENJA/