(VIDEO) Angelov: “Nëse shihni ndonjë piroman që shkakton zjarr lajmëroni menjëherë”

(VIDEO) Angelov: “Nëse shihni ndonjë piroman që shkakton zjarr lajmëroni menjëherë”

Pas disa ditëve nga shuarja totale e zjarreve e cila ndodhi falë ndihmës së shiut, situata me zjarret po përkeqësohet sërish, nga ku për këtë ka njoftuar gjatë ditës së sotme Drejtori i Qendrës për Menaxhimin e Krizave, Stojançe Angellov. Ai theksoi se deri tashmë pesë zjarre janë aktive në territorin e vendit, nga ku dhe i’u drejtohet qytetarëve duke i’u thënë që të tregohen të kujdesshëm, si dhe apelon që së bashku t’i mbrojmë fushat dhe pyjet e Maqedonisë së Veriut.

Stojançe Angellov, drejtori i Qendrës për Menaxhimin e Krizave

“Situata me zjarret në ambiente të hapura po rëndohet sërish dhe për këtë arsye u bëj apel qytetarëve që të jenë jashtëzakonisht të kujdesshëm që të mos shkaktojnë zjarr dhe nëse vërejnë sjellje të dyshimta të lajmërojnë menjëherë në numrin 112 ose te ndonjë mik, i njohur apo shok që Informatat do t’ia përcjellë Ministrisë së Punëve të Brendshme”.

Ndërkaq, kujtojmë se gjatë ditës së djeshme janë regjistruar 37 zjarre në hapësirë ​​të hapur, nga të cilat pesë janë ende aktive, tre janë nën kontroll dhe 29 janë shuar.

Zjarret prej të cilave janë aktive ndodhen në komunën e Çashkës, Studeniçanit, Shtipit dhe dy zjarre aktive në komunën e Dibrës. Ndërsa, zjarret në komunat Ohër, Zhelinë dhe Novosellë janë vënë nën kontroll. Gjatë ditës dhe natës së kaluar janë shuar 29 zjarre,nga ku, katër në komunën e Prilepit, dy në komunat Jegunovcë, Qendër Zhupa, Gostivar, Butel, Çuçer Sandevë, Saraj dhe Petrovec, dhe nga një zjarr në komunën e Tearcës, Novosellë, Kërçovë, Veles, Gazi, Shuto Orizarë, Studeniçan, Bosilovë, Dollneni, Manastir dhe Kumanovë.

Njëkohësisht nga drejtoria për çështje Hidrometeorologjike kanë njoftuar se gjatë ditëve në vijim pritet që të ketë reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima, nga ku kjo do të jetë në favor të zjarreve për shuarjen e tyre.

Anida Murati /SHENJA/

 

MARKETING