Shtatë vite në arrati, dorëzohet në polici i dyshuari për ngjarjet e “27 prillit”

Shtatë vite në arrati, dorëzohet në polici i dyshuari për ngjarjet e “27 prillit”

Pas shtatë vitesh në arrati, Dejan Davidovski – Desho iu është dorëzuar autoriteteve të Maqedonisë së Veriut në pikën kufitare “Deve Bair” në hyrje të Maqedonisë së Veriut nga Bullgaria, transmeton Kanal 5.

MARKETING

Description of image

Dejan Davidovski – Desho kërkohej me fletarrest ndërkombëtar lëshuar nga Ministria e Punëve të Brendshme për sulmin në Kuvend më “27 prill” të vitit 2017. Dyshohet për bashkim kriminal dhe rrezikim të rendit kushtetues dhe sigurisë.
Ndërkaq, Davidovski para 5 vitesh u arrestua në Suedi, por Gjykata Supreme e Suedisë e hodhi poshtë kërkesën e Maqedonisë së Veriut për ekstradim.

MARKETING