Paga minimale për momentin nuk do të rritet! Mickoski: Do të doja të jetë 5000 euro, por…

Paga minimale për momentin nuk do të rritet! Mickoski: Do të doja të jetë 5000 euro, por…

Kryeministri Hristijan Mickoski ka deklaruar se për momentin nuk do të ketë rritje të pagës minimale. Kujtojmë se kërkesa e sindikalistëve ishte që ajo të jetë 450 euro.
Sipas kryeministrit, kërkesat e kreut të lidhjes së sindikatave janë të sinkronizuara me ata të LSDM-së dhe të ndikuara politikisht.
“Do të doja që rroga të ishte edhe 5 mijë euro por duhet të vijmë deri aty. Duke e pasur parasysh gjendjen që e kanë lënë dhe harmonizimet e paparashikuara sipas Marrëveshjeve kolektive të cilat duhet të harmonizohen tani me rishikimin e buxhetit, dhe që i njëjti ajo sindikatë u mashtrua nga ministrja e atëhershme e Punës dhe Politikës Sociale, vijmë në përfundim se bëhet shumë politikë dhe ka pak bazë për realizimin e të drejtave të punëtorëve” , ka deklaruar Mickoski.

MARKETING