Kurti pas takimit me presidenten e re: Do të bashkëpunojmë për qytetarët dhe për prioritetet shtetërore
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përmes një postimi në “Facebook” ka ndarë pamje dhe detaje nga takimi i tij me presidenten e re të vendit, Justina Shiroka-Pula. Kurti shkruan se me presidenten e re do të bashkëpunojnë qytetarët dhe për prioritetet shtetërore.
“Nder dhe kënaqësi ta kemi presidente të Republikës së Kosovës, profesoreshën Justina Shiroka Pula, dhe të zhvillojmë takimin tonë të parë në zyrën e saj të re.
E urova për detyrën dhe e falënderova që na gëzoi duke pranuar këtë përgjegjësi në një kohë kur vendi kishte shumë nevojë për president që, përveçse përbashkon e sjell stabilitet, ka integritet të lartë, dije të gjerë dhe përvojë të gjatë akademike e institucionale.
Do të bashkëpunojmë e do të bashkërendohemi për punët e mira për qytetarët dhe për prioritetet shtetërore”, shkruan Kurti.

