Taravari: Nëntë ilaçe pjesë e listës pozitive

Taravari: Nëntë ilaçe pjesë e listës pozitive

Nëntë ilaçe, duke përfshirë ata për presionin e lartë të gjakut, sëmundjet e zemrës, depresionin dhe demencën, bëhen pjesë e listës pozitive.

Siç informon sot ministri i Shëndetësisë Arben Taravari, bëhet fjalë për nëntë xhenerikë të përfaqësuar nga 87 barna.

“Bëhet fjalë për 87 barna në forma, forca dhe paketa të ndryshme që kanë regjistrim aktiv në vendin tonë, nëntë xhenerikë të përfaqësuar nga 87 barna. Këtu përfshihen barnat për tensionin e lartë, sëmundjet e zemrës, antiagregantët, ilaçet për trajtimin e depresionit, si dhe për demencën”, theksoi Taravari.

Taravari theksoi se në këtë proces janë punësuar ekspertë të cilët kanë punuar për disa ndryshime ligjore, hartimin e një rregulloreje të re me praktika evropiane dhe një metodologji të re për vendosjen e barnave në listën pozitive.

 

MARKETING