LSDM: VLEN dhe VMRO e konfirmuan se informacionet me skandalin e Gashit janë të sakta

LSDM: VLEN dhe VMRO e konfirmuan se informacionet me skandalin e Gashit janë të sakta

LSDM – ja opozitare ka reaguar sërish për bujën që shkaktoi shkuarja e kryeparlamentarit, Afrim Gashi në një dasëm në Kosovë, duke thënë se VLEN dhe VMRO-DPMNE e konfirmuan se informacionet për skandalin me Gashin janë të sakta.

“Reagimet dhe sulmet nervoze kundër LSDM-së nga VLEN-i dhe VMRO-DPMNE-ja vetëm sa konfirmojnë se gjithçka që LSDM-ja ka publikuar në lidhje me skandalin e Gashit me marrjen e nuses në Kosovë është e vërtetë.

Në vend që të përpiqen të manipulojnë për të larguar vëmendjen e publikut, duhet t’u përgjigjen pyetjeve që LSDM-ja i ka ngritur dhe për të cilat opinioni kërkon përgjigje. Para se të publikojmë të gjithë skandalin, pyesim edhe një herë – Kush i ka lejuar veturat private të kalojnë kufirin pa kontrolle pa probleme bashkë me Gashin? Kush ishte në ato automjete? Kush ka hipur nga vjehrritë bashkë me sigurimin në automjete shtetërore ku nuk lejohet të lëvizë askush përveç sigurimit personal të kryetarit? A janë gati të deklasifikojnë dhe publikojnë incizimet nga pika kufitare?

Këto janë pyetjet dhe përgjigjet e vërteta që pret publiku, në vend të politizimit. Ju japim 24 orë kohë për të publikuar të gjitha detajet që fshehin për këtë rast, në të kundërtën do t’i publikojmë ne. Ju bëjmë thirrje që t’u përgjigjen pyetjeve që janë me interes publik”, – reagojnë nga LSDM.

MARKETING