Taravari: Nuk ka gabim mjekësor tek pacientja që vdiq mbrëmë

Taravari: Nuk ka gabim mjekësor tek pacientja që vdiq mbrëmë

Shkaku i vdekjes së pacientes nuk është se nuk ka punuar dhoma intensive. Kështu thotë ministri i Shëndetësisë Arben Taravari, madje shton se garanton që pacientes i është ofruar e gjithë terapia e nevojshme dhe se në këtë rast nuk është bërë gabim mjekësorë. Pacientja sipas tij ka pasur leukemi akute, megjithatë se çfarë saktësisht ka ndodhur thotë se do të pres raportin.
“Bëhet fjalë për rast me leukemi akute, kjo është sëmundje serioze, sëmundje malinje, për të cilën zakonisht ka diagnozë të keqe. Pacientja është trajtuar sipas protokolleve, kurse ndërkohë është infektuar edhe me kovid. Është konsultuar edhe anasteziologu edhe infektologu, duhet të shohim nga çka ka vdekur. I është dhënë terapia e duhur. Na lejoni të marrim të dhënat, por nuk ka gabim mjekësor dhe garantoj se i është ofruar i gjithë trajtimi i nevojshëm”, ka deklaruar ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, përcjell SHENJA.

MARKETING