(VIDEO) Paralajmërimet për destabilizim, Ahmeti i quan trillime, Filipçe marrëveshje

(VIDEO) Paralajmërimet për destabilizim, Ahmeti i quan trillime, Filipçe marrëveshje

Paralajmërimet e njëpasnjëshme të kryeministrit Hristijan Mickoski se BDI po përgatit destabilizim të vendit, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, i ka quajtur trillime të qeverisë. Ai ka kërkuar nga qytetarët që të mos bëhen pre e këtyre spekulimeve.

BDI

BDI është parti shtetformuese andaj dhe sajesat inekzistente të kryeministrit Mickovski për skenare për destabilizim janë të pavërteta dhe paraqesin skenare të qëllimshme dhe të rrezikshme qeveritare për fajësim të të tjerëve me qëllim të defokusimit të opinionit nga mungesa e rezultateve dhe skandaleve të përditshme të qeverisë.

Sipas tyr BDI e ka dëshmuar kontributin për stabilitet dhe siguri dhe kundërshton çdo tentativë inskenuese politike për destabilizim dhe fton shqiptarët dhe të tjerët mos të biejnë pre e provokimeve të siç thonë ata qeverisë pa legjitimitet etnik.

Ndërsa kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe vlerëson se tregimi për destabilizim me siguri është marrëveshje mes VMRO-së dhe BDI-së.

Në një intervistë për të përjavshmen “Fokus” ai thotë se në aspektin politik, VMRO-së dhe BDI-së u përshtaten narrativat e konfliktit dhe destabilizimit ndëretnik.

VENKO FILIPÇE, KRYETAR I LSDM-SË

Nëse marrim parasysh se BDI-ja i dha mbështetje VMRO-së për Ligjin për riorganizimin e ministrive, pa të cilin nuk do të mund të formohej Qeveria, atëherë nuk do të habitesha nëse e tëra është një strategji e dakorduar mes dy partive. Edhe nëse nuk është dakorduar, është në interes të të dyja palëve”.

Sipas Filipçes, skenarë të tillë të VMRO-së, do të ndikojnë negativisht në zhvillimin e ekonomisë dhe do të krijojnë frikë dhe konfuzion tek qytetarët. /SHENJA/

MARKETING