LSDM akuzon Mickoskin për mungesë transparence lidhur me qendrat e të dhënave

LSDM akuzon Mickoskin për mungesë transparence lidhur me qendrat e të dhënave

Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë (LSDM) akuzon kryeministrin Hristijan Mickoski për mungesë transparence lidhur me projektet për ndërtimin e qendrave të të dhënave në vend.

MARKETING

Description of image

Nga LSDM kërkojnë që Mickoski të publikojë informacione konkrete se cila kompani është e përfshirë, me cilat kompani po negocion Qeveria, për çfarë po negociohet dhe çfarë kushtesh u janë ofruar investitorëve.

Sipas opozitës, deri më tani nuk ka pasur përgjigje konkrete nga Qeveria, ndërsa mungojnë emrat e kompanive, marrëveshjet, analizat dhe të dhënat financiare.

“Nuk ka përgjigje. Asnjë emër. Asnjë marrëveshje. Asnjë analizë. Asnjë shifër. Kjo nuk është transparencë, por punë pas dyerve të mbyllura ose ‘nën radar’”, deklarojnë nga LSDM.

Partia opozitare pretendon se Qeveria nuk ka bërë të ditur se sa energji elektrike dhe ujë do të konsumojnë qendrat e të dhënave, duke paralajmëruar se një konsum i madh i këtyre burimeve mund të ndikojë te furnizimi me ujë dhe energji elektrike.

“Nuk thuhet se fermerët mund të mbeten pa ujë për fushat e tyre dhe se qytetarët mund të paguajnë një çmim më të lartë për energjinë elektrike”, thuhet në reagimin e LSDM-së.

Nga partia theksojnë gjithashtu se vendi nuk ka hapësirë për, siç thonë ata, “eksperimente pas dyerve të mbyllura”.

MARKETING