QMK: Katër zjarre aktive dhe tre nën kontroll, gjithsej ka pasur 31 vatra
Më 27 dhe 28 gusht 2026, deri në orën 07:30, në vend janë regjistruar gjithsej 31 zjarre në ambient të hapur. Prej tyre, 4 zjarre janë ende aktive, 3 janë vënë nën kontroll, ndërsa 24 janë shuar.
Katër zjarret aktive janë regjistruar në disa komuna:
- Komuna e Sarajit – në fshatin Kopanicë, ku është përfshirë bimësi e ulët.
- Komunat e Gostivarit dhe Makedonski Brodit – zjarri ka nisur pranë fshatit Tërnovo në Komunën e Gostivarit dhe është përhapur në drejtim të fshatrave Bitovë, Zagrad dhe Strajane, në territorin e Komunës së Makedonski Brodit. Zjarri ka përfshirë pyll të ulët, bimësi të ulët, kullota dhe fier.
- Komuna e Çashkës – mbi fshatin Nezhilovë, në lokalitetin Svatovi, ku është përfshirë bimësi e ulët dhe bredha.
- Komuna e Jegunovcit – në fshatin Kopance, ku zjarri ka përfshirë pyll të përzier.
Ekipet kompetente janë në terren dhe po ndërmarrin masa për lokalizimin dhe shuarjen e zjarreve aktive.

