Mickoski: Nëse kemi gjykatës suprem të korruptuar imagjinoni si mund të jetë më tej

Mickoski: Nëse kemi gjykatës suprem të korruptuar imagjinoni si mund të jetë më tej

Kryeministri Hristijan Mickoski sot ka folur në lidhje me çështjen e Naqe Georgievit dhe Ixhet Memetit, të cilët kanë pranuar fajin për veprën “marrje e ryshfetit për ndikim të kundërligjshëm”. Mickoski tha se mund të imagjinohet se si është situata në gjyqësor, nëse janë të korruptuar gjykatësit suprem. Prandaj sipas kryeministrit, besimi në gjyqësor është dy për qind dhe shtoi se përderisa nuk shpërndahen këta njerëz, ne nuk do të kemi shtet juridik.

Mickoski theksoi se është i kënaqur që Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë një aksion në qeverinë teknike, i cili ka treguar se ka gjykatës të korruptuar në organin më të lartë – Gjykatën Supreme.

HRISTIJAN MICKOSKI,KRYMINISTËR I MAQEDONISË SË VERIUT

“Së pari dua të shpreh kënaqësinë që në qeverinë teknike Ministria e Punëve të Brendshme bëri një veprim perfekt kur tregoi për herë të parë në veprim se kemi gjykatës të korruptuar në organin më të lartë, pra në Gjykatën e Lartë dhe nëse keni gjykatasë të korruptuar që janë në organin më të lartë, dhe kjo është Gjykata e Lartë, atëherë mund ta imagjinoni se çfarë po ndodh atje poshtë. Më tej, hetimi ka vërtetuar se nuk ka qenë vetëm gjykatësi suprem, por edhe personi për të cilin ka marrëveshje edhe me Prokurorinë, e ai është Ixhet Memeti si kryetar i Këshillit të Prokurorëve Publikë”.

MARKETING