Gola dhe asistime në Rusi, Mirlind Daku feston përsëri

Mirlind Daku e ka filluar në mënyrë të shkëlqyer sezonin e ri në Rusi. Sulmuesi i kombëtares shqiptare po shfaqet protagonist me Rubin Kazan.
Golat dhe asistime për shtatlartin nga Gjilani, i cili numëron 3 gola dhe 2 pasime të shndërruara në gola nga shokët e skuadrës në 4 javët e para.
Daku gjeti rrugën e rrjetës edhe në takimin në transfertë përballë Rostovit, përballje e mbyllur në barazim 1-1.
Teksa evitoi humbjen e Rubinit me golin e realizuar nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 62′.
Ndërkohë që vendasit e Rostovit e kishin mbyllur në avantazh fraksionin e parë të ndeshjes.
Më shumë se 26-vjeçari dardan deri tani në Premier League e Rusisë ka shënuar vetëm Glushenkov i Zenitit (6).
Forma e mirë e qendërsulmuesit në prag të dueleve në Nations League, gëzon edhe Sylvinhon, trajnerin e skuadrës kombëtare.