Valon Ahmedi: Kam ardhur te Shkëndija për të fituar tituj

Valon Ahmedi: Kam ardhur te Shkëndija për të fituar tituj

Shkëndija e Tetovës disa ditë para fillimit të sezonit të ri në Ligën e Parë, është aktivizuar në prurje të reja në skuadër.

Kuqezinjtë sot kanë prezantuar Valon Ahmedin, si futbollistin më të ri në skuadër.

Pas prezantimit, Ahmetdi për për Shkëndija Channel ka folur me optimizëm për periudhën që pason. Ahmedi beson se Shkëndija do të kthehet në rrugën e lavdisë, titujt sërisht do të karakterizojnë klubin, derisa ai personalisht ndjenë një peng nga detyra e lënë në gjys pak më shumë se tre vite më parë kur u transferua në Bjellorusi ku do të fitonte 4 trofe (2 kampionate dhe 2 Super Kupa).

 “Të them të drejtën jam shumë i lumtur për rikthimin pas 3 vite e gjysmë, pas një aventure në Bjellorusi, shumë të suksesshme mund të them, me trofe të fituar. Por për momentin zgjodha që të rikthehem në Shkëndijë, në klubin dhe ngjyrat që na përfaqësojnë të gjithë neve shqiptarëve të Maqedonisë dhe anembanë. Kthehem i motivuar, jam sërish në vendlindje, pranë familjes dhe do të jap maksimumin që ta ndihmoj ekipin në realizimin e qëllimeve. Kështu që jam tepër i lumtur që jam këtu”, u shpreh Ahmedi.

MARKETING