(VIDEO) Çmimet e larta pagat e ulta, qytetarët mezi e lidhin muajin me muajin

(VIDEO) Çmimet e larta pagat e ulta, qytetarët mezi e lidhin muajin me muajin

Rritja e përditshme e çmimeve dhe shpenzimeve prek ndjeshëm qytetarët. Ata deklaruan për TV-Shenja se menaxhimi i muajit me pagat aktuale është mjaft i vështirë, pasiqë në këtë pike ku jemi, në asnjë mënyrë nuk përputhet paga me çmimet e tregut. Ata thonë se askush nuk I dëgjon ankesat e tyre.

Qytetari

Ç’farë të komentojmë, të ardhurat janë ato ç’farë janë,ndërsa çmimet shkojnë vetëm përpjetë. Është vështirë, vështirë është. Si e menaxhojmë? Aq sa kemi aq harxhojmë,përndryshe nuk mund t’i dalim ballë. Vërejtja, ashtu siç i rritin mallrat ashtu duhet të rritet edhe paga, përndryshe nuk mund t’i dalim ballë në asnjë mënyrë”.

Ndërsa një tjetër qytetar thotë se vërejtje ka shumë por se njëkohësisht nuk ka çfarë të komentojë pasi që sipas tij është e kotë.

Qytetari

Po çfarë të komentojmë, badihava e kemi, vështirë po, vërejtje ka shumë, por ne nuk kemi çfarë të bëjmë”.

Qytetari

Në krahasim me standardin nuk është, por edhe ata e dinë atë gjë. Po s’mundemi t’ia dalim sepse e shohin edhe ata matematikën e tyre, çfarë t’iu them tani”.

Ndërkaq, rastisëm të takonim edhe disa mërgimtarë të adhur nga Finlanda. Ata thanë se çmimet tek ne janë më të larta se në Finlandë, ndërsa standarti I jetesës shumë larg atij të Finlandës.

Qytetari

Nuk është në rregull, ne nuk jetojmë këtu, në shtëpinë tonë jemi mysafir për momentin. Po t’ju tregojmë që këtu më shtrenjtë, se ne jetojmë në Finlandë, më shtrenjtë se në Finlandë. Nuk është në rregull për këtë popull për këtë standard. Për ne prap nuk është aq problem por për këta këtu, nuk është n’rregull”.

 

Me një pagë 30.000 denarë sot çfarë të marrim më parë – kështu komenton një tjetër qytetar.

Qytetari

Vështirë për popullin. Me një pagë 30.000 denarë sot çfarë mundet të bëjmë, vetëm për ushqim, a për rrymë, për telefona, për shtesa të tjera? Me një pension 23.000 denarë, ç’farë të marrim më para, a të ushqejmë a të paguajmë rrymën? Kërkesat e tona, po një familje 4 anëtarëshe më së paku duhet 60.000 denarë, 1mijë euro në lajme siç e parashikojnë, nuk ka tjetër”.

Në ndërkohë, ne lamë qytetarët duke bërë blerjet e tyre mjaft të brengosur për ekonominë e vendit tonë. Ata shpresojnë që të marrë fund kjo krizë, pasiqë edhe pikërisht për këtë arsye njërëzit po detyrohen në një mënyrë të braktisin Maqedoninë e Veriut.

Një ditë më parë Enti Shtetëror i Statistikës, ginformoi se se shpenzimet e jetesës në korrik të këtij viti, krahasuar me korrikun e vitit të kaluar, janë rritur për 3.0%, ndërsa çmimet me pakicë shënojnë rritje për 3.9%.

Anida Murati /SHENJA/

 

 

MARKETING