VMRO-DPMNE: LSDM dhe BDI në MEPSO kanë shlyer borxhe të kompanive në vlerë të 14 milionë eurove

VMRO-DPMNE: LSDM dhe BDI në MEPSO kanë shlyer borxhe të kompanive në vlerë të 14 milionë eurove

VMRO-DPMNE sot ka akuzuar se MEPSO, në kohën e qeverisjes së LSDM-së dhe BDI-së, i ka shlyer 14 milionë euro borxhe kompanive të tregtisë me energji elektrike.
Nga kjo parti thonë se në listën e kompanive është edhe kompania e djalit të Musa Xhaferit.
“ESHR-ja konstaton parregullsi në punën e MEPSO-s, përkatësisht në vitin 2021, disa kompani të tregtisë me energji elektrike realizuan borxh prej 14 milionë eurove ndaj MEPSO-s. Të gjitha kompanitë janë të afërta me LSD-në dhe BDI-në, njëra prej tyre, “U Pauer”, është edhe në pronësi të djalit të Musa Xhaferit. Udhëheqësia e atëhershme e MEPSO-s fillimisht solli zgjidhje për shlyerjen e borxhit me këste, e më pas e shlyu atë. 14 milionë euro është dëmi që LSD dhe BDI i bënë operatorit maqedonas të transmetimit të energjisë. LSD dhe BDI përdorën MEPSO-n dhe ESM-në për të bërë biznese prej milionave”, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së.

MARKETING