(VIDEO) Bexheti: Asnjë kryeministër nuk ka pasur përfundim të mirë kur ka marrë rolin e prokurorit

(VIDEO) Bexheti: Asnjë kryeministër nuk ka pasur përfundim të mirë kur ka marrë rolin e prokurorit

Deputeti i Bashkimit Demokratik për Intregrim, Blerim Bexheti nga foltorja e Kuvendit ju ka reagur deputetëve të VMRO-DPMNE-së, të cilët kanë përmendur ngritjen e procedurës ndaj Drin Ahmetit. “Nuk na frikësoni aspak”, ishte porosia e Bexhetit ndaj tyre, duke shtuar se asnjë kryeministër nuk ka pasur përfundim të mirë kur ka marrë rolin e prokurorit. Ai tha se ata nuk i shqetësojnë aspak tendencat e ngritjes së procedurave për familjarët.

BLERIM BEXHETI,DEPUTET I BDI-SË

As nuk ju quajmë për trimëri e as nuk e marrim për dobësi dhe frikë. Gjithkush para ligjit do të përgjigjet njësoj, siç thotë ligji. Çështjet tendencioze, dhe me dashamirësinë më të madhe kryeministri që udhëheq një qeveri palegjitimitet etnik i them, se gjithë kryeministrat paraprak po edhe ju si deputet i kësaj shumice parlamentare që e keni fituar legjitimitetin tek popullata maqedonase që merr rolin e kryeministrit nuk shkojnë punët mirë. Mos mendoni që na shqetësoni dhe mos tentoni të shiteni trima të mëdhej”.

Ndërkaq, kujtojmë se këto reagime vijnë, pasi ditë më parë, Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se është ngritur kallëzim penal ndaj disa zyrtarëve dhe përfaqësuesve të subjektit juridik, nën dyshimet për përfitime të kundërligjshme gjatë shfrytëzimit të koncesionit në Zajaz, ndërsa siç mësohet, mes të akuzuarve është edhe Drin Ahmeti.

Samir Mustafa /SHENJA/

 

MARKETING