Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi mes BFI-së dhe Ministrisë së çështjeve fetare dhe vakëfit të Arabisë Saudite
Zëvendësministri për çështje fetare dhe vakëf i Mbretërisë së Arabisë Saudite, Dr. Awad bin Sebti Al-Anazi, po viziton Maqedoninë e Veriut, ku është nënshkruar memorandumin bashkëpunimi me kryetarin e Bashkësisë Fetare Islame, Shaqir Fetahu. Kryetari i BFI-së, Shaqir Fetahu, shkruan SHENJA, theksoi se ky memorandum dëshmon bashkëpunimin e dy vendeve, si dhe shkëmbim përvojash i sferave të kulturës dhe arsimit.
Shaqir Fetahu, kryetari i BFI-së
“Për herë të parë nënshkruhet memorandum, bashkëpunimi në mes të Ministrisë së Çështjeve Islame Davës dhe Udhëzimit të Ministrisë së Mbretërisë së Arabisë Saudite dëshmon bashkëpunimin e frytshëm dhe shumë të mirë në mes dy palëve. Është një hap i konsiderueshëm mund të them hap i madh në zhvillimin e marrdhënijeve në mes dy vendeve tona Republikës së Maqedonisë së Veriut pra Bashkësisë Fetare Islame në RMV dhe Mbretërisë së Arabisë Saudite”
Ndërkaq, zëvëndës ministri saudit theksoi se ky memorandum simbolizon bashkëveprimin në të mirë të dy vendeve.
Dr. Awad bin Sebti Al-Anazi, zëvendësministër saudit
“Nënshkrimi i këtij memorandumi është një akt që simbolizon bashkëveprimin në të mira dhe devotshmëisë sic ka udhëzuar Allahu Fuqiplotë dhe do të kontribuojë në ngritjen e vetëdijes fetare dhe përcimin e mesazhit tolerant dhe të paqës”
Vizita e delegacionit saudit do të vazhdoj me një takim me kryetarin e kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, si dhe një vizitë në Tetovë.
Merxhane Iseni /SHENJA/