(VIDEO) Qeveria shpalli 30 ditë gjen dje krize për shkak të rrezikut nga zjarret
Për shkak të temperaturave ekstremisht të larta, ku vendi tash më e disa ditë është në fazën e portokalltë, Qeveria mbrëmë vonë ka shpallur gjendje krize për 30 ditë për shkak të rritjes së rrezikut të shfaqjes së zjarreve në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Me vendim të Qeverisë, Ministria e Punëve të Brendshme është ngarkuar me angazhimin e forcave policore për shuarjen e zjarreve.
QEVERIA
“Qeveria i propozon Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut që të vendosë për pjesëmarrjen e një pjese të pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në përballjen e situatës së krizës”.
Në njoftimin e qeverisë gjithashtu thuhet se Ministria e Shëndetësisë dhe personeli shëndetësor nga mjekësia e përgjithshme dhe ajo e punës marrin përsipër të jenë në gatishmëri gjatë kohëzgjatjes së situatës së krizës ndërsa Ministria e Financave merr përsipër të sigurojë burime financiare shtesë të dedikuara nëse tregohet nevoja për këtë.
Ndryshe, vendi në fazën portokalli do të jetë deri të premten.
Samir Mustafa /SHENJA/