Punë më e shpejtë dhe më racionale e Ministrisë së Energjetikës, miratohen dhjetë propozim-ligje në Kuvend

Punë më e shpejtë dhe më racionale e Ministrisë së Energjetikës, miratohen dhjetë propozim-ligje në Kuvend

Punë më të shpejtë, më racionale dhe më optimizuese të Ministrisë së Energjetikës, kanë për qëllim dhjetë ligjet të cilat dje pasdite i miratoi Kuvendi.

Deputetët, në kuadër të seancës së dhjetë të Kuvendit, në procedurë të shkurtuar, pa debat, i miratuan Propozim-ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për energjetikë, Propozim-ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për Entin gjeologjik të RMV-së, Propozim-ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për efikasitet energjetik, Propozim-ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për koncesione dhe partneritet publiko-privat dhe Propozim-ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për metrologjinë.
Kuvendi i miratoi edhe Propozim-ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për lëndët e para minerale, Propozim-ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për kontroll të lëndëve nga metalet e çmuara, Propozim-ligjin për ndërprerje të validitetit të Ligjit për themelim të Agjencisë për energjetikë të RMV-së, Propozim-ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për rezerva të detyrueshme të naftës dhe Propozim-ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për inspektim teknik, të cilët gjithashtu duhet të miratohen me procedurë të shkurtuar.
Në seancën kuvendare nuk pati debat rreth ligjeve, përveç disa vërejtjeve procedurale. Një prej tyre e bëri zëvendës-koordinuesja e grupit të deputetëve të LSDM-së, Sllavjanka Petrovska, e cila vërejti se vazhdimi i pasdites nuk ishte caktuar me kohë, por edhe pse ligjet miratohen në procedurë të shkurtuar.

Sipas saj, nuk bëhet fjalë për reforma, por për koncentrim të fuqisë, e cila, siç tha, “duhet të realizohet që të lahen 500 milionë eurot e reja huazim të dakorduara në Uashington”.

Ndaj kësaj replikoi Nikolla Micevski, kordinator i VMRO-së i cili tha se vërejtja për caktimin e shpejtë të vazhdimit të seancës edhe mund të pranohet, por pjesa tjetër, jo.

Në pjesën e vërejtjes për njoftim të vonuar për caktim të vazhdimit të seancës reagoi edhe zëvendëskryetari i Kuvendit, Antonio Milloshoski i cili theksoi se që rreth orës 12:30 ka biseduar me kordinatorin e grupit të deputetëve të LSDM-së, Oliver Spasovski dhe e ka njoftuar për vazhdimin e seancës. Ishin informuar edhe kordinatorët e tjerë të grupeve të deputetëve.
Të gjithë propozim-ligjet që u miratuan sot në seancë u parashtruan nga deputetët e VMRO-së. Për asnjë prej tyre nuk janë parashtruar amandamente, as nuk është paraqitur për fjalë ndonjëri nga anëtarët e Komisionit për çështje ekonomike, punë dhe politikë energjetike, ku paraprakisht ligjet morën mbështetje.

Siç sqaroi kryetari i Komisionit, Bojan Stojanoski, qëllimi i zgjidhjeve të propozim-ligjeve është riformësimi i kompetencave të Minsitrisë së Energjetikës.

Në seancën e sotme të 10-të mbeti Propozim vendimi për dërgim të pjesëtarëve të Armatës së RMV-së për pjesëmarrje në operacionin ndërkombëtar të OKB-së “UNIFIL” në Liban, për debatin e të cilit nuk pati kushte rregulloreje. Vazhdimi i seancës, siç paralajmëroi Milloshoski, do të caktohet plotësisht.

MARKETING