Gashi: 11 korriku i Srebrenicës këtë vit po vjen bashkë me Rezolutën për Përkujtimin e Gjenocidit
Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, lidhur me 29 vjetorin e gjenocidit në Srebrenicë, ka deklaruar se sivjet 11 korriku i Srebrenicës po vjen së bashku me Rezolutën për Përkujtimin e Gjenocidit, e që sipas tij, është një mirënjohje ndërkombëtare për këtë vepër gjenocidale para 29 vjet gjatë agresionit mbi Bosnjë e Hercegovinën.
“Ndonëse viktimat e varrezës në Potoçari, si edhe ata që akoma janë ta pagjetur nëpër varreza masive, na flasin me heshtjen morbide dhe pyetjen se “cili ishte faji që ne u ekzekutuam?”, megjithatë të gjithë ne – pra edhe si shtet, edhe si shoqëri – këtë vit kemi një arsye që me ndërgjegje tjetër t’i kujtojmë ata, sepse, sado pak, kontribuam që masakrës së Srebrenicës t’i njihet statusi ndërkombëtar i gjenocidit.
Don’t forget Srebrenica!, ka shkruar Gashi.