Në Universitetin Ndërkombëtar të Strugës do të studiohet edhe mjekësia, MASH i jep lejen
Universiteti Ndërkombëtar në Strugë, prapa të cilit qëndron kryetari i Strugës, Ramiz Merko ka marrë leje edhe për një fushë arsimore – Fakultetin e Shkencave Shëndetësore, njofton SDK.
Këtë vendim e ka sjell ministri i Arsimit dhe Shkencës në largim, Jeton Shaqiri.
Studentët e ardhshëm do të mund t’i studiojnë shkencat mjekësore në këtë universitet privat i cili paraprakisht ka hapur edhe Fakultetin e Ekonomisë, Fakultetin e Juridikut, Fakultetin e Shkencave Informatike dhe Fakultetin e Shkencave Politike.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka konstatuar se janë përmbushur kushtet për punë në Fakultetin për shkenca shëndetësore në kuadër të Universitetit Ndërkombëtar në Strugë. Mendim pozitiv ka dhënë edhe Agjencia për cilësi në arsimin e lartë dhe Bordi për akreditim.