Osmani: Shkupi po bëhet qendër ku shpëtohen organizatat ndërkombëtare
Me takimin e paraditës së Ministrave të Jashtëm dhe Samitin e Shefave të Shteteve dhe Qeverive, pasdite në Shkup, Maqedonia e Veriut rrumbullakson kryesimin njëvjeçar me Procesin për Bashkëpunim në Evropën Juglindore – PBEJL.
Qendra e Shkupit që nga mëngjesi ka qenë i bllokuar për trafikun për shkak të mbërritjes së përfaqësueve të 13 vendeve pjesëmarrëse të procesit.
Në fjalimin e tij ministri i Jashtëm, Bujar Osmani tha se Shkupi po bëhet qendra rajonale e shpëtimit të organiztateve ndërkombëtare.
“Para disa muajve shpëtuam OSBE-në sot e zgjodhëm shefin e ri të Seecp. Kjo do të thotë se jemi shëndruar në qendër rajonale ku shpëtohen organizatat ndërkombëtare” – tha Osmani.
Ai gjithashtu tha se nuk pret shkelje të marrëveshjes së Prespës.
“Nuk pres të ketë shkelje të ligjit. Ne inkurajojmë që të respektohet marrëveshja, emri kushtetues i shtetit ës