Miteva: E realizuam premtimin e parë parazgjedhor
Për vetëm 30 ditë pas përfundimit të zgjedhjeve, në kushte kur ende nuk është konstituuar Qeveria, në Kuvend votuam ndryshime ligjore me shumicë prej 2 të 3. Kështu deklaroi zëdhënësja Marija Miteva, nga VMRO-DPMNE, pas miratimit të mbrëmshëm të ligjit për riorganizimin e ministrive. Për herë të parë shtoi ajo shumica parlamentare propozon ligj për reforma strukturore dhe për herë të parë përfaqësues të BDI-së votuan pa mundësi për kushtëzime. Sipas saj, tani vijon transformimi ekonomik, përshpejtimi eurointegrues dhe lufta e fuqishme dhe e përkushtuar kundër krimit dhe korrupsionit.
Marija Miteva, zëdhënëse e VMRO-DPMNE-së
“Dëshmuam kapacitet të fuqishëm në Kuvemd, dëshmuam se VMRO-DPMNE guxon të udhëheq dialog politik konstruktiv për sigurimin e shumicës së 2/3, ndër propozime që zgjidhin çështje sistematike dhe të rëndësishme për qytetarët tanë. Për herë të parë, shumica parlamentare, propozon ligj për reforma strukturore, që në thelb janë zhvillimor dhe transformues”.