(VIDEO) Vazhdon greva e specializantëve privat
As premtimi i ministrit të Shëndetësisë se do ta zgjidh problemin, nuk i bindi specializantët privat që ta ndërpresin grevën. Ata e vazhduan grevën mëngjesin e të martës, të cilën e filluan të hënën. Specializantët privat thonë se nuk do ta ndalojnë grevën derisa Ministria e Shëndetësisë të dalë me vendim dhe derisa vendimi të kaloj në seancë qeveritare. Varësisht se si do të jetë vendimi i Qeverisë, thonë se do të vendosin se çfarë do të ndërmarrin më tutje.
Hristina Ilioska-Çeshlaoska, specializante private në mjekësinë interne
“E vazhdojmë grevën derisa vendimi të kaloj në seancë të Qeverisë dhe derisa Ministria e Shëndetësisë të dalë me njoftim zyrtar se çfarë është vendosur në atë seancë të Qeverisë dhe më pas me të gjithë kolegët, do të vendosim se cilat do të jenë hapat e ardhshëm”.
Ajo përsëriti se edhe para një muaji Demiri u premtoi se ai ka mirëkuptim për problemet e specilizantëve, por se ata deri ato kërkesa nuk janë propozuar në seancë të Qeverisë.
Një ditë më parë specializantët privat realizuan takim me ministrin e Shëndetësisë Ilir Demirin, zëvendës ministren Maja Manoleva dhe këshilltaren e kryeministrit për çështje shëndetësore Ana Daneva Markova. Në takim u është thënë se lidhur me kërkesat e tyre për rritjen e kontributeve do të ketë informcione në formë të shkruar pas seancës së Qeverisë.
Ndërkaq, ministri Demiri dyshon se greva e specializantëve privat ka prapavijë politike. Në mesin e kërkesave të speializantëve janë rritja e pagave, pagesa e sigurimeve shëndetësore si dhe rregullimi i statusit të punës. Emine Ismaili Luzha /SHENJA/