Faton Ahmeti: Struktura dhe anëtarë të Alternativës i bashkangjiten “Frontit Europian”

Faton Ahmeti: Struktura dhe anëtarë të Alternativës i bashkangjiten “Frontit Europian”

Sekretari i Përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim Faton Ahmeti, ka njoftuar se struktura dhe anëtarë të partisë “Alternativa” i janë bashkangjitur “Frontit Europian” që udhëhiqet nga BDI.

Më poshtë e gjeni shkrimin e plotë të Ahmetit:

Qytetarët e kanë kuptuar mesazhin, çdo ditë e më shumë po marrim përkrahje.

Më kënaqësi të madhe ju njoftoj që në rrugëtimin tonë politik na janë bashkangjitur shumë struktura dhe anëtarë të partisë Alternativa.

Bëhet fjalë për kryetarë degësh, anëtarë të kryesisë qëndrore, këshilltarë komunal, kryetarë forumesh dhe shumë aktivistë tjerë.

Të gjithëve ju urojmë mirëseardhje në familjen e madhe politike të quajtur Bashkimi Demokratik për Integrim, dhe njëkohësisht në koalicionin më të madh që kanë pasur shqiptarët ndonjëherë, në “Frontin Europian”.

Së bashku do të angazhohemi, që në këtë moment historik, të dalim ngadhnjimtarë dhe më të fortë në përballje me sfidat që na presim.

Bashkë më të fortë!

#JoRusisëPoEuropës

MARKETING