FFM përmes Faton Zylbeharit përfaqësohet në UEFA për Media dhe Marketing

FFM përmes Faton Zylbeharit përfaqësohet në UEFA për Media dhe Marketing

UEFA mblodhi pak ditë më parë në Budapest përfaqësues nga të 55 federatat anëtare në një aktivitet me rëndësi siç është Konferenca “UEFA Grow – Komunikimi dhe Marketingu”, për të shkëmbyer njohuritë dhe inovacionet më të fundit teknologjike me disa lektorë dhe ekspertë mjaft të njohur nga e gjithë bota.

Ndër temat kryesore të diskutuara përgjatë tre ditëve të konferencës, ishte analizimi i evolucionit televiziv, përdorimi i Inteligjencës Artificiale për efikasitet operacional, strategjitë për të angazhuar audiencën dixhitale dhe moshat e reja, rritja e futbollit të femrave dhe maksimizimi i vlerës së sponsorizimit.

Gjithashtu, të ftuar specialë ishin edhe trajneri i  Portugalisë, Roberto Martinez, i cili ndau me të pranishmit idetë dhe eksperiencën e tij mbi komunikimin dhe menaxhimin e nivelit të lartë, si edhe shefi i arbitrimit në UEFA, Roberto Rosetti.

Federata e Futbollit të Maqedonisë u përfaqësua në këtë konferencë nga njëri prej përgjegjësit e Departamentit të Komunikimit, Faton Zylbehari dhe përgjegjësja e Departamentit të Marketingut, Aleksandra Pejkovska, ndërkohë që morën pjesë edhe përfaqësues të nivelit të lartë drejtues të UEFA-s.

Konferenca theksoi rolin qendror të UEFA-s në bashkëpunimin me të 55 federatat anëtare, pavarësisht nëse marrin pjesë ose jo në finalet e EURO 2024, për të krijuar një zë të bashkuar për turneun më të madh kontinental.

MARKETING