Ministri Toshkovski: Në mars do të arrijmë deri 100 mijë fotografime për dokumentet personale
Ministri teknik i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski në emisionin “Intervistë në SHENJA”, duke folur për çështjen e ndërrimit të dokumenteve personale, tha se kaosi më i madh ishte në punktin “Prolet”.
Ai tha se vendimi i tij është që ta mbyll këtë punkt dhe ta kthej brenda në sistem, ngase ai punkt ishte jashtë sistemit.
“Vetëm u riorganizuam siguruam 14 baza, dhe 06.01 është momenti kur filluam të funksionojmë me një ndërrim, ndërsa katër pesë ditë pas kësaj filluam në dy ndërrime të punojmë. Na u deshën katër pesë ditë për shkak se na duheshin 7-8 ditë të trajnohen disa njerëz të cilët vullnetarisht i angazhuam që të punojnë dhe të cilët u paraqitën që të punojnë. Rezultati është nëse më parë kanë nxjerr 300-350 maksimum, tani ne nxjerrim rreth 2000 mijë në ditë vetëm në këtë punkt”, tha ministri Toshkovski.
Ministri Toshkovski tha se nëse për muajin shkurt e kanë rritur numrin e të fotografuarve për dyfishë nga muajt më herët, në muajin mars do të arrijnë deri tek numri prej 100 mijë të fotografuar në kuadër të një muaji vetëm për në Shkup. /SHENJA/