Ariu sulmon një skiator danez në Kodrën e Diellit

Ariu sulmon një skiator danez në Kodrën e Diellit

Sot rreth orës 10:45, në zonën e Jellakut të Malit Shar, një ari ka sulmuar një turist danez i cili së bashku me një grup skiatorësh kanë marrë pjesë në të ashtuquajturën “free ride” (jashtë pistës për skijim) në afërsi të Kodrës së Diellit.

MARKETING

Description of image

Ariu ka lënduar këmbët e skiatorit duke e kafshuar dhe gërvishtur. Ekipi mjekësor i emergjencës nga Tetova e kanë transportuar skiatorin e lënduar në spitalin e Tetovës, ku do të konstatohet më tej ashpërsia e lëndimeve.
Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angelov, është drejtuar në Kodrën e Diellit, nga ku do të japë deklaratë dhe detaje nga kjo ngjarje.

MARKETING