Një ushtar gjerman dyshohet se ka vrarë katër persona, mesin e tyre edhe një fëmijë

Një ushtar gjerman dyshohet se ka vrarë katër persona, mesin e tyre edhe një fëmijë

Një ushtar i Bundeswehrit dyshohet se ka vrarë katër persona gjatë natës në shtetin verior gjerman të Saksonisë së Poshtme, thanë të premten policia dhe prokurorët publikë.

Policia e Rotenburgut dhe zyra e prokurorit në Verden lëshuan një deklaratë të përbashkët duke thënë se një fëmijë ishte në mesin e katër trupave të pajetë të zbuluar të premten në mëngjes në dy lokacione.
Të shtënat ndodhën në dy rezidenca shtëpiake, njëra në Westervesede dhe tjetra në Bothel, raporton dw.

“Ushtari aktualisht i dyshuar i Bundeswehrit u dorëzua menjëherë pas krimeve dhe u arrestua nga oficerët e policisë”, njoftoi policia.

Autoritetet gjermane gjithashtu kanë nisur hetimet rreth rastit gjersa kanë treguar pistat që po ndjekin për zbardhjen e motive të vrasjeve.
“Motivi i autorit aktualisht nuk dihet përfundimisht. Një motiv i bazuar në lidhjet familjare nuk mund të përjashtohet”, njoftoi policia dhe prokurorët.

MARKETING