Shefi i OKB-së: Mund të kërkohet hetim i pavarur për vrasjet në Gazë

Shefi i OKB-së: Mund të kërkohet hetim i pavarur për vrasjet në Gazë

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres ka thënë të enjten se vrasja e mbi 100 personave, sa kanë qenë duke pritur për ndihmë humanitare në Gazë, është situatë për të cilën mund të kërkohet hetim i pavarur.
Duke folur në nisje të një samiti, ai ka thënë se është i “shokuar” nga episodi i fundit në luftën izrael-Hamas, në të cilën, sipas autoriteteve palestineze janë vrarë mbi 30.000 civilë, prej 7 tetorit të vitit të kaluar.
Duke iu përgjigjur pyetjeve për dështimin e Këshillit të Sigurimit për të miratuar një rezolutë që bën thirrje për armëpushim, Guterres ka thënë se thellimi i ndasive gjeopolitike “e ka transportuar fuqinë e vetos në një instrument efektiv për paralizë të Këshillit të Sigurimit”.

“Jam krejtësisht i bindur që neve na duhet një armëpushim humanitar dhe neve na duhet lirim i menjëhershëm i pengjeve, dhe që neve na duhet një Këshill i Sigurimit që mund t’i arrijë këto objektiva”, ka thënë Guterres.

Sipas autoriteteve palestineeze, forcat izraelite kanë shtënë me armë zjarri ndaj më shumë se 100 palestinezëve.

Të paktën 112 persona janë vrarë dhe mbi 280 janë plagosur në incidentin në qytetin e Gazës, sipas autoriteteve.

MARKETING