Sot Shkupi pa transport publik

Sot Shkupi pa transport publik

Transporti publik në kryeqendër sot do të funksionojë vetëm disa orë. Respektivisht nga ora 4:30 deri në ora 9 të mëngjesit. Punonjësit e Ndërmarrjes për Qarkullim Publik (NQP) të cilët nuk i kanë marrë pagat e muajit dhjetor revoltin më pas do të shprehin para Qytetit të Shkupit. Ata kërkojnë subvencione me qëllim që të sigurohen pagat e punonjësve por edhe të mbulojnë shpenzimet e tjera.

Punonjësi te NQP-së hoqën dorë nga greva e plotë pasi Këshilli i Qytetit të Shkupit për nesër thirri seancë të jashtëzakonshme. Në këtë seancë pritet që të miratohet vendimi për subvencionimin e ndërmarrjes me 11 milionë euro, me çka do të sigurohen pagat e punonjësve. Punonjësit e NQP-së grevën e paralajmëruan para 3 ditësh dhe kërkuan takime me autoritet në Qytetin e Shkupit por kërkesa e tyre ishte injoruar.

Nëse autobusët nesër do të kthehen në rrugët e Shkupit do të varet nga vendimi i këshilltarëve të Qytetit të Shkupit përkatësisht nëse do të jenë të shpejtë në miratimin e subvencioneve. Punëtorët e NQP-së kanë protestuar disa herë gjatë viteve të fundit për shkak të rrogave të papaguara.

MARKETING