Shkupi nesër pas orës 09:00 nuk do të ketë transport publik

Shkupi nesër pas orës 09:00 nuk do të ketë transport publik

Autobusët e Ndërmarrjes Qarkulluese Transportuese (NQP) të Shkupit nesër do të jenë në lëvizje nga ora 04:30 deri në 09:00, kjo për shkak se nga ora 10:30 punonjësit do të dalin në protestë për shkak se nuk kanë marrë rrogën e muajit dhjetor.
Këtë vendim e kanë marrë sot punëtorët dhe sindikatave në NQP.
“Në ora 10:30 punëtorët e NQP-së do të jenë para Kuvendit të Qytetit të Shkupit, ku në ora 11 do të fillojë seanca e jashtëzakonshme e këshillit për subvencionimin e ndërmarrjes publike”, deklaroi kryetari i Sindikatës Miço Stojanovski.
Si theksoi se varësisht nga epilogu i seancës së Këshillit, do të varet nëse do të vazhdojnë të qarkullojnë autobusët e NQP-së.
“Nëse rezultati i seancës së nesërme është pozitiv dhe vendimi merret siç kërkojmë ne dhe kur paga e dhjetorit të kalojë në llogaritë e punonjësve, autobusët do të vazhdojnë të qarkullojnë”, tha Stojanovski.
Kujtojmë që edhe vitin e kaluar punëtorët e ndërmarrjes publike nuk dolën për të vozitur për shkak të vonesës në dhënien e pagave brenda afatit ligjor të NTP “Shkupi”, por pas zgjidhjes së problemit autobusët vazhduan të qarkullojnë nëpër rrugët e Shkupit.

MARKETING