(VIDEO) Gjeti çantën me para dhe e dorëzoi, Smajli për TV SHENJA: Me këtë dua t’i tregoj botës se e huaja nuk bëhet e jotja

Shqiptari nga Shkupi, Muarem Smaili, i cili jeton dhe vepron në Nju Jork të Amerikës, ekskluzivisht për Televizionin Shenja ka rrëfyer se i ka gjetur mijëra dollarë dhe të njejtat ia ka kthyer personin të cilit i kanë humbur. Me këtë gjest i cili është për tu marrë shembull nga të gjithë, ai thotë se e ka bërë për t’iu dërguar porosi të gjithëve se “E huaja nuk bëhet e jotja”.
MUAREM SMAILI, PERSONI I CILI I KA GJEUTUR PARA
“Një mesazh i mirë i këtillë më bëri që më së shumti për të shpërndarë, jo për të marrë ndonjë famë, por vetë, për tu mësuar që “E huaja nuk bëhet e jotja”. Edhe me këtë motiv më kanë mësuar edhe prindërit e mirë edhe shoqnia edhe gjithë njerëzit e mirë, që të mësojnë për të mirë, për punë dhe vepra të mira”.
Smaili i cili punon si shofer taksie në SHBA, sqaroi se kur ka hasur në të hollat ka bërë çmos që ta gjejë personin që i kanë humbur. E kur e gjeti personin të cilit i kanë humbur paratë ai thotë se ndjenjë më të mirë asnjëher s’ka pasur.
MUAREM SMAILI, PERSONI I CILI I KA GJEUTUR PARATË
“Nëpërmjet kompanisë time e gjeta personin kush është. Kur e gjeta personin kush është, më gëzoi fakti më shumë se po ja kthej paratë atij, por fakti që u largova shumë nga shtëpia edhe ku i zbrita udhëtarët, u desht me ju thënë që çantën do ta kthejë nesër. Ai insistonte që t’ia kthejë atë ditë, edhe prej punës që e kemi dhe rregullat e punës, duhet ta ndajë patjetër me ju, se kam komente të ndryshme, shkaku që nuk e dinë rregulloren e punës. Rregullorja e punës është që ne patjetër është që kur të marrim diçka, ose diçka që është e mbyllur, duhet patjetër ta hapim.”
E kështu sikurse Muarem Smaili, ai thotë se kanë menduar edhe familja e tij dhe siç thotë ai, edhe ata njejtë do vepronin . Ai madje shtoi se kur të kthehet diçka që ke humbur, nuk paguhet me miliona dollarë.
Samir Mustafa /SHENJA/