EVN: Po punojmë intensivisht për sanimin e gjitha defekteve

EVN: Po punojmë intensivisht për sanimin e gjitha defekteve

Nga EVN Maqedoni kanë njoftuar se ekipet e tyre edhe gjatë  tërë natës kanë qenë në teren duke sanuar defekte në shumë kushte të vështira në teren dhe kohore, përcjell SHENJA.

Ata thonë se janë duke punuar në sanimin e defekteve të shkaktuara dje por edhe ata të ditës së sotme.

 “Kjo gjendje kriza na imponon të reagojmë në mënyrë adekuate nga kompania jonë dhe për këtë shkak në kushte të tilla po shfrytëzohen të gjitha ekipet mobile që janë në dispozicion. EVN njëkohësisht është duke bërë përpjekje maksimale që të mënjanohen defektet edhe në vendet që nuk janë të qasshme, kur ekipet e elektrodistribuimit nuk mund të arrijnë për shkak kushteve të rënda në tere”, kanë thënë nga EVN.

Reshjet e shumta të borës kanë shkaktuar shumë defekte në rrjet. Banorë të më tepër vendbanimeve kanë mbetur pa furnizim me energji elektrike. /SHENJA/

 

MARKETING