Gërçeci me vetëiniciativë bën vepër të madhe: vendi i shkatërruar shndërrohet në “parajsë”

Gërçeci me vetëiniciativë bën vepër të madhe: vendi i shkatërruar shndërrohet në “parajsë”

MARKETING

Banorët e Gërçecit nga Komuna e Sarajit – një vend të shkatërruar tërësisht afër lumit Treska e kanë shndërruar në “parajsë” për banorët e këtyre zonave të cilët mund te dalin dhe të shijojnë bukuritë natyrore në qetësi.

MARKETING

Sample Image

Gërçecasit me vetëfinancim dhe me vetëiniciativ për disa muaj me radhë një vend që ishte “çerdhe e mbeturinave” arritën ta bëjnë një atraksion turistik jo vetëm për banorët e kësaj ane, por edhe për Shkupin në përgjithësi.

Ata që punuan ditë e natë për të realizuar këtë vepër humane, duke lënë edhe punët e veta – e kanë vetëm një kërkesë për vizitorët: ju lutemi mos hudhni mbeturina e as mos e shkatërroni, por vetëm ejani dhe pushoni sytë tuaj nga lodhja e përditshme stresuese!/Almakos

MARKETING