(VIDEO) Kurse falas në matematikë, anglisht dhe artet figurative

(VIDEO) Kurse falas në matematikë, anglisht dhe artet figurative

Kursi “Motivi” që ekziston që shtatë vite, i shpërndarë në katër lokacione të Shkupit, ofron mësim falas për të gjithë nxënësit, edhe atë në lëndën e matematikës, të artit figurativ dhe të gjuhës angleze. Koordinatori i kursit “Motivi”, Alajdin Idriz, për Televizionin Shenja, tha se momentalisht janë afro 1000 nxënës që ndjekin këtë kurs dhe i njejti shpreson që ky numër sa më shumë të rritet.

ALAJDIN IDRIZ,KORDINATOR I KURSIT “MOTIVI”

“Është e rëndësishme që kurset janë falas, d.m.th për çdo fëmijë i cili dëshiron të merr pjesë, ose çdo fëmijë i cili dëshiron të vie këtu dhe ti bënë detyrat, e kanë ndihmat për detyrat e shtëpisë për matematik, d.m.th atë e caktojnë vet prindërit edhe vet nxënësit. Kurset funksionojnë përgjithësi hapur prej ora 1 deri në ora 19:00   në mbrëmje, secili fëmijë mundë ta cakton kohën dhe të vjen këtu, ti bënë detyrat dhe të ketë ndihmë për atë punë”.

Mësuesja e Artit Figurativë , Mirjeta Asani, deklaroi se puna me fëmijë nuk është e lehtë, por sipas saj, nësë e bënë një punë me dëshirë dhe vullnet , gjithçka shkon mirë.

MIRJETA ASANI,ARSIMTARE E ARTIT FIGURATIVË NË KURSIN MOTIVI

“Puna me fëmijë nuk është edhe shumë e lehtë, d.m.th është pak e rëndë, por kur ke vullnet dhe dëshirë arrihet gjithçka, kemi fëmijë shumë të talentuar edhe i ftojmë që sa më shumë të vijnë, edhe pse jo , është edhe pa pagase dhe shpresojmë të arrijmë edhe më shumë”

Njëra ndër lëndët që cilësohet si më e rënda është ajo e matematikës. Edhe përskaj të gjithë kësaj Profesoresha e matematikës, Emira Idrizi, thekson se interesimi është tejet i madh dhe sipas saj, puna e tyre reflekton në rezultatet që marrin  nxënësit  në shkolla.

EMIRA IDRIZI,PROFESORESH E MATEMATIKËS NË KURSIN “MOTIVI”

“Po besojë se me rezultatet që vijnë nga shkolla e shohim se ju ndihmon shumë, përderisa matematika ndoshta kërkon më shumë shpjegim dhe kërkon më shumë ushtrime, përveç asaj që e marrin në shkolla prej arsimtarëve të tyre, normal që kjo ju vjenë shtesë dhe ju ndihmon më shumë për zgjedhjen e problemeve që i kanë, ose paqartësitë që i kanë në detyra”.

Nga kursi “MOTIVI” deklarojnë se do të japin gjithçka nga vetja dhe se do të vazhdojnë të jen sa më afër nxënësve. Ata gjithashtu ju bëjnë thirrje të gjithë atyre që dëshirojnë të përfitojnë dituri, mos të hezitojnë, por të shkojnë në kurs dhe të marrin diturinë e nevojshme. Përndryshe, kursi motivi gjendet në lagjen e Gazi Babës, në Seravë, në Vizbeg dhe në lagjen Butel 2.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING