Kovaçevski: Harta e “Shqipërisë së Madhe”, me 145 vite vonesë dhe e parëndësishme

Kovaçevski: Harta e “Shqipërisë së Madhe”, me 145 vite vonesë dhe e parëndësishme

Kryeministri i Maqedonisë, Dimitar Kovaçevski, ka komentuar hartën e Shqipërisë së Madhe të vendosur në Kompleskin Memorial në Sopot të Kumanovës. Ai ka thënë se kjo është e vonuar për 145 vite dhe i parëndësishëm. Sipas tij harta të tilla janë të pranishëm në cdo vend ballkanik.
“Vlerësoj se atë që sot e kemi si shoqëri aspak nuk i bën relevante hartat e këtilla, për shkak se pas vitit 2001, pas hyrjes në NATO, ne në vendin tonë kemi harta tjera që janë më relevante, e kjo është harta e vendeve anëtare të NATO-s dhe me nisjen e negociatave harta me BE-në, hartën që ne do ta kemi shpresoj edhe të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor – hartën e Evropës së bashkuar. Kjo është gjëja e vetme që duhet ta bashkojë Ballkanin, kurse gjithçka tjetër është me 145 vite me vonesë”, tha Dimitar Kovaçevski.
Kryeministri Kovaçevski, deklaroi se qendra përkujtimore në Sopot të Kumanovës është hapur në pronë private dhe siç tha, nëse bëhet fjalë për pronë shoqërore, leje për këtë duhet të jep Komuna.

MARKETING