Deputetët e “Levicës” dorëzuan Propozim-Deklaratë për të shprehur solidaritet me popullin palestinezë

Deputetët e “Levicës” dorëzuan Propozim-Deklaratë për të shprehur solidaritet me popullin palestinezë

Deputetët e partisë “Levica” në Kuvendin e Maqedonisë, Dimitar Apasiev dhe Borisllav Kërmov, deri tek kryetari i Kuvendit, dorëzuan Propozim-Deklaratë për solidaritet me popullin palestinez dhe dënim të okupimit izraelit.
Në deklaratën e përbërë nga nëntë pika, e cila bazohet në disa akte ndërkombëtare dhe rezoluta të Kombeve të Bashkuara, mes tjerash kërkohet që të dënohen krimet e luftës mbi civilët palestinezë të kryera nga forcat e sigurisë izraelite dhe të dënohet politika e aparteidit mbi popullin palestinez.
Në deklaratën kërkohet nga Qeveria e Maqedonisë që ta pranojë shtetin e pavarur të Palestinës dhe të vendosin marrëdhënie diplomatike në nivel të ambasadave, ndërsa nga Presidenti i shtetit kërkojnë që ta tërheq menjëherë ambasadorin e Maqedonisë në OKB, i cili ka votuar përmbajtur për Rezolutën në Kuvendin Gjeneral të OKB-së për mbrojtje të civilëve palestinez, si dhe kyçjen e pjesëtarëve të Armatës në misionet paqeruajtëse të OKB-së për ofrimin e ndihmës në Rripin e Gazës.
Ata thonë se teksti i deklaratës është i pranueshëm për të gjithë aktorët politik në Kuvendin e Maqedonisë. /SHENJA/

MARKETING