Mickoski: E mbylla temën për Nikolla Gruevskin dhe nuk kam ndërmend të kthehem

VMRO-DPMNE është një organizatë, e cila i bashkon njerëzit jo për shkak të një personi, por rreth idesë. Nuk ka asnjë njeri që mund të jetë mbi këtë ide, porositi lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, i cili në Llozovë u përgjigj në pyetjen për përplasjen mes tij dhe Nikolla Gruevskit dhe nëse në zgjedhjet e ardhshme pret që Gruevski të ketë ndikim në rezultatin zgjedhor, gjegjësisht të marrë një pjesë të të votuesve, të cilët tradicionalisht votojnë për VMRO-DPMNE-në.
MARKETING
Ai theksoi se pikërisht ajo ide ka nisur para 130 viteve, në një qytet njëqind kilometra larg Komunës së Llozovës.
“Ajo ide na bashkon dhe ajo ide na mban, VMRO-DPMNE-në me dekada, me vite etj. Asnjë politikan, asnjë njeri nuk mund të jetë mbi atë ide dhe jam i bindur se sot qytetarët e Maqedonisë do të bashkohen në një numër kaq të madh rreth asaj ideje”, thotë Mickoski.
Ai theksoi se është i përqendruar në përgjegjësinë që duhet të ketë pas fitores rreth asaj ideje, ndërsa gjithçka që ka pasur të thotë lidhur me Nikola Gruevskin tashmë e ka thënë.
“E kam mbyllur atë temë dhe nuk kam ndërmend të kthehem më. Të fokusohemi në idenë, të fokusohemi në të ardhmen e Maqedonisë sonë”, tha Mickoski.
I pyetur për ndikimin e Gruevskit përmes miratimit të Kodit të ri Penal, ndërsa po flitet edhe për pranimin e amnistisë nga ana e Gjykatës Supreme, të cilën e solli presidenti i mëparshëm, Gjorge Ivanov, me çfarë po hapen edhe manovra të mundshme të Gruevskit, Mickoski me përgjigje se elitat e brendshme politike po bëjnë përpjekje për ndikim ndaj Gjykatës Supreme.
Lideri i VMRO-DPMNE-së, Mickoski, qëndron pas deklaratës së ambasadores sëë SHBA-s, e cila u dha dje, se politikanët, por edhe biznesmenët me ndikim duhet t’i heqin duart përfundimisht nga gjyqësori dhe prokuroria. Mickoski i inkurajon gjykatësit në Gjykatën Supreme që të mos u nënshtrohen presioneve politike, sepse nëse ndodhin, siç thotë disa gjimnastistë do të mbajnë përgjegjësi, jo vetëm profesionalisht, por edhe penalisht.