Shekerinska dhe Spasovski do të mbajnë fjalim në Akademinë për lidership të grave
Në kuadër të Akademisë rajonale socialdemokrate për Lidership të Gruas, organizuar nga Fondacioni “Friedrih Ebert”, Dialogu FES Evropa Juglindore, sot nënkryetarja e Partisë Socialiste Evropiane (PSE) Radmila Shekerinska dhe ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski do të debatojnë në panelin “Ndikimi i lëvizjes antigjinore në agjendën e grave, paqes dhe sigurisë”.
Në AkademiNË, e cila filloi dje, marrin pjesë gra lidere nga partitë socialdemokrate dhe organizata të shoqërisë civile nga Maqedonia e Veriut, Serbia, Shqipëria, Greqia, Kosova, Mali i Zi, Bosnjae Hercegovina, Kroacia dhe Sllovenia.
Qëllimi i Akademisë, siç theksojnë organizatorët, është të forcojë aftësitë drejtuese të grave socialdemokrate, duke i inkurajuar ato që të ndërmarrin hapin e duhur dhe të zënë vendin e tyre në komunitetet ku merren vendimet dhe politikat, sepse rezultatet tregojnë se gratë në postet kryesore drejtuese punojnë shumë më e mençur, më mirë, me integritet dhe empati duke bërë ndryshime pozitive për vendin.