(VIDEO) Opozita shqiptare akuzon Osmanin për keqpërdorimin e OSBE-së për vëzhguesit
Fronti opozitarë shqiptarë kërkonë përfaqësimin adekuat në organet zgjedhore. Kryetari Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, tha se dy deputet e opozitës, Safije Sadiki Shaini dhe Fadil Zendeli, kanë paraqitur ofertë konkrete, me çka , siç thotë ai, është për të plotsuar vendin e tyre me anëtarë në Komisionin Shtetëror Zgjedhor. Kasami madje akuzoi nënkryetarin e BDI-së dhe njiherit edhe Ministrin e Jashtëm, Bujar Osmani, që siç thotë ai, ka keqpërdorur pozitën në kryesimin e OSBE-së, për të ndikuar në vendimin për numrin e vëzhguesve nga OSBE për në procesin zgjedhorë.
BILALL KASAMI,KRYETAR I LËVIZJES BESA
“Opozita e bashkur shqiptare ka legjitimitetin të kërkojë përfaqësim adekuat në organet zgjedhore. Duke marrë parasysh se deputetet Fadil Zendeli dhe Safije Sadiki Shaini kanë paraqitur një iniciativ konkrete për të plotsuar vendin tonë me anëtarë në KSHZ, kërkojmë që deputetët të BDI-së dhe LSDM-së, të mos gjejnë arsye për ta vonuar atë, apo për të shmangur përmbushjen e këtij obligimi ligjorë me interpretime irracionale”.
Ndërkaq, kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, tha se ata si opozitë i kanë tre kushte të rëndësishme: miratimin e ndryshimeve kushtetuese, konkretisht vazhdimin e rrugës europiane të vendit, heqjen e 20 për qindëshit që i referohet gjuhës shqipe në Kushtetutë, por edhe vendosjen e amendamentit kushtetues që parandalon vjetërsimin e lëndëve për keqpërdorim të pozitës zyrtare.
AFRIM GASHI, KRYETAR I ALTERNATIVËS
“Kushti i parë ka të bëjë me rrugëtim tonë drejtë BE-së dhe për këtë punë ne nuk do të kemi asnjë kompromis, d.m.th pavarësishtë kush do të fitoj në kampin maqedonas, si do të bëhen matematikat për formim të qeverisë, ne jemi të përcaktuar dhe jemi të vendosur se rrugëtimi i Maqedonisë për në BE, nuk ka kompromis. Kushti i dytë ka të bëjë me amandamentin kushtetues, për mos vjetrim të lëndëve, për keqpërdorim të pozitës zyrtare, ne do të bëjmë çmos që atë amadamentë ta vendosim në kushtet dhe përfundimishtë çdo keqpërdorim të pozitës zyrtare, të njerëzve që janë të emëruar, të mos munden të pasurohen në kurriz të qytetarëve dhe kushti i tretë ka të bëjë me formulimin ofendues, fyes për gjuhën shqipe”.
Burimet tona thonë se Bashkimi Demokratik për Integrim, është dorëzuar nga ndryshimet kushtetuese dhe se e vetmja arsye që kaq shumë angazhohet për kthimin e Gruevskit është që të bëjë pazar me kryesinë e VMRO-DPMNE-së. Kështu deklaroi kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti.
IZET MEXHITI,KRYETAR I LËVIZJES DEMOKRATIKE
“Ata shpresojnë që Gruevski do t’u siguronë pozitë dhe nëse i humbin zgjedhjet, që të krijojnë një qeveri të gjerë, për të cilën do të negociojnë edhe me deputetet e LSDM-së. Ka ardhur koha që të ndëgjojmë mesazhet edhe të ministrave të Aleancës për Shqiptarët, edhe opozita është për njerëz! Për të gjithë këto skandale. Shqiptarët BDI-së dënimin do t’ia japin në zgjedhje”.
Mexhiti madje u bëri thirrje të gjitha partive tjera politike, organizatave joqeveritare, studentëve dhe persona të cilët nuk janë të përfshirë ende në polik, t’i bashkohen frontit opozitarë.
Samir Mustafa /SHENJA/